‘Ne jemi Milani - nuk i frikësohemi Barcës’

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Djamel Mesbah, beson se trajneri Massimiliano Allegri do të dijë të ndërtojë një skuadër fituese përballë Barcelonës.

Të mërkurën mbrëma dy gjigantët e futbollit evropian zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Mesbah pret që Rossonerët të hedhin poshtë pesimizmin e mediave italiane, të cilat e favorizojnë Barcelonën.

“Shefi (Allegri) do të bëjë gjithçka për ta motivuar ekipin për ndeshjen ndaj Barcelonës”.

“Megjithatë ne jemi Milani dhe nuk duhet t’i frikësohemi askujt, as edhe Barcelonës”, ka thënë Mesbah për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...