Pep: E pamundur që ta arrijmë Realin

dardanmiftari | Tuesday, March 20, 2012 | 0 Komente

Pep Guardiola nuk beson që Barcelona mund ta fitojë titullin e Spanjës këtë edicion dhe ka thënë se është e pamundur që skuadra e tij ta arrijë Real Madridin.

Pas lëshimit të pikëve nga Los Blancos, tani Barca është në minus tetë, dhe derisa shumëkush mendon se Blaugranët kanë gjasa për titull, Guardiola tashmë është dorëzuar.

“Është vështirë që t’i paramendosh ata duke humbur më shumë ndeshje. Nuk mendoj se do ta fitojmë kampionatin. Matematikisht është e mundur, por unë nuk mendoj se do t’ia arrijmë”.

“Nëse do ta mbaja nga një konferencë për shtyp çdo muaj, do ta ndryshoja mendimin. Por jo tani. E thash atë që kam thënë para tri ditësh. Është e pamundur. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë trajneri katalunas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...