Messi dhe Mourinho më të paguarit

dardanmiftari | Tuesday, March 20, 2012 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është futbollisti më i paguar në botë, ndërsa ndiqet nga David Beckham dhe Cristiano Ronaldo- raporton France Football.

Sipas hulumtimit të kësaj reviste, argjentinasi përfiton rreth 33 milionë euro në vit. Paga e tij vjetore te Barcelona është 10.5 milionë euro, bonuset i sjellin 1.5 milion, ndërsa 21 milionë te tjera i fiton nga reklamat dhe marrëveshjet tjera.

Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, vazhdon të fitoja para të majme. Ai përfiton rreth 31.5 milionë euro në vit, ndërsa më shumë se 80 për qind të kësaj shumë e fiton nga reklamat.

Portugezi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i treti në listë, me 29.2 milionë euro përfitime në vit, nga të cilat 13 milionë i merr nga paga vjetore, ndërsa shumën tjetër nga bonuset dhe reklamat.

Sa u përket trajnerëve, kryeson Jose Mourinho me 14.8 milionë euro, ndërsa pasohet nga trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, i cili përfiton 13.5 milionë euro në vit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...