Përfundon finalja e Red Bull Paper Wings

dardanmiftari | Thursday, March 29, 2012 | 0 Komente

Dje, e mërkurë (28 mars) në Palestrën e Sportit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar finalja e Kampionati i Aeroplanëve prej Letre, Red Bull Paper Wings.

Nga rreth 150 studentët nga e gjithë Kosova të cilët morën pjesë në këtë garë me aeroplanë prej letre, janë shpallur tre fitues, secili në njërën nga tre disiplinat konkurruese.

Fituesit janë:
1. Ajet Basholli – në disiplinën “Distanca më e madhe e përshkuar” (32.02 metra);
2. Gëzim Hajrullahu – në disiplinën “Koha më e gjatë në ajër” (8.19 sekonda), dhe
3. Flakron Miftari – në disiplinën “Fluturimi më akrobatik”Vlerësimi për dy disiplinat e para u bë duke matur saktësisht distancën që përshkon aeroplani prej letre dhe kohën e qëndrimit në ajër. Përsa i përket disiplinës së tretë, “Fluturimi me akrobatik”, vlerësimi u bë nga juria e përbërë nga reperi Fugaa (Ardian Kurtolli), moderatorja Liberta Spahiu dhe përfaqësuesi i Klubit të Aviacionit, Besar Grazhda.

Ky kampionat sportiv dedikuar studentëve zhvillohet për herë të dytë në Prishtinë, pas konkurrimit në vitin 2009, ku fituesit nga Kosova morën pjesë edhe në Finalen Botërore të Red Bull Paper Wings të zhvilluar në Austri.

Edhe këtë vit tre fituesit kosovarë do të konkurrojnë në tre disiplinat e përmendura, duke përfaqësuar Kosovën në mesin e 85 shteteve nga e gjithë bota në Finalen Botërore të Red Bull Paper Wings që do të zhvillohet në Maj në Salzburg të Austrisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...