Ranieri i zhgënjyer me disfatën

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është i zhgënjyer nga disfata e mbrëmshme 2-0 ndaj Juventusit.

Nerazzurrët kishin një mori shansesh të mira në pjesën e parë, por u ndaluan nga disa mbrojtje heroike të Gianluigi Buffon, dhe më pas pranuan dy gola, një nga Martin Caceres dhe një tjetër nga Alessandro Del Piero.

“Ka pendime për këtë ndeshje, pasi për një orë ne ia dolëm shumë mirë, por goli ishte pasojë e edhe një hamendje. Kishte vetëm katër goditje në kornizën tonë, por ne u mposhtëm nga Mirko Vucinic”.

“Andrea Poli duhej ta mbulonte Vucinic, por Maicon humbi Caceres pasi ai duhej ta mbulonte malaziasin. Nga këtu ndeshja mbaroi për ne, pasi ne humbëm sa i takon intensitetit dhe vendosmërisë në çdo top”.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, pasi ne u mbajtëm shumë mirë ndaj Juventusit që meriton të jetë atje lart. Ne e kishim studiuar këtë ndeshje dhe e interpretuam shumë mirë, por vetëm deri te goli i Caceres. Pas kësaj, Juve e legjitimoi rezultatin me së paku tre mundësi shënimi”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...