Ronaldo: Nuk ka arsye për t’u shqetësuar
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pas barazimit të tyre ndaj Malagas.
Reali tash qëndron tetë pikë mbi Barcelonën në tabelën e La Ligës, pasi barazoi 1-1 ndaj Malagas, por Ronaldo mendon se edhe ky është një avantazh i theksuar.
“Ne ende kemi tetë pikë avantazh dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi liga ende është larg përfundimit”.
“Malaga është një skuadër e mirë, vështirë të luash kundër tyre, por ne nuk e pritëm këtë rezultat. Ky është futbolli”.
“Ne ishim të pafat që pranuam golin e barazimit në kohën shtesë, pas dominimit në gjithë ndeshjen, por jemi të qetë. Ne vuajtëm kur nuk shënojmë”, ka thënë Ronaldo.
Category: Futboll
0 Komente