Wade shkëlqen në fitoren e Miamit

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Dwyane Wade ka shkëlqyer në çerekun e katërt për t’i dhënë Miami Heat fitoren 91-81 në ndeshjen si nikoqir i Orlando Magic.
Miami kishte një avantazh të ngushtë 69-68 para se Wade të ndizet dhe të ndihmojë skuadrën e tij të shtojë avantazhin me katër minuta të mbetura.

Wade shënoi 12 pikë të njëpasnjëshme në çerekun e katërt, kur gjithsej shënoi 14 nga 31 pikët e tij të kësaj ndeshje.

Chris Bosh shënoi 23 pikë të tjera për Heat (33 fitore dhe 11 disfata), derisa LeBron James shënoi vetëm 14 pikë por ndihmoi me 12 kërcime dhe shtatë asistime.

Dwight Howard shënoi 18 pikë dhe 11 kërcime për skuadrën mysafire, Orlando Magic, që shijuan disfatën e 17-të (29 fitore).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...