Suarez ende i pakënaqur me rastin “Evra”
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ende është i pakënaqur rreth rezultatit të përplasjes së tij me mbrojtësin e Manchester United, Patrice Evra.
Uruguaiani nuk ia dha dorën francezit kur skuadrat u takuan në shkurt dhe më vonë ai kërkoi falje për këto veprime të tij, por mbetet i zhgënjyer që është shpallur fajtor nga Federata Angleze e Futbollit.
“Ajo çfarë më dhemb është se unë isha në gjykim dhe nuk kishte dëshmi konkrete”.
“Thjesht ishte fjala ime kundër fjalës së një lojtari tjetër dhe ata e besuan atë. Kjo më dhemb shumë”, ka thënë Suarez.
Category: Futboll
0 Komente