Senna: Gjyqtari ishte fantastik

dardanmiftari | Thursday, March 22, 2012 | 0 Komente

Realizatori i golit të Villarrealit ndaj Real Madridit, Marcos Senna, është munduar që të qetësojë gjakrat pas takimit kontravers ku u përjashtuan pesë madrilenë.

Pas golit të tij të vonshëm i cili barazoi rezultatin, u përjashtuan pesë lojtarë dhe zyrtarë të Real Madridit, të cilët reaguan pas vendimeve kontraverse të gjyqtarit.

“Gjyqtari është sjellë mjaft mirë. Reali ankohet për ne dhe për gjërat tjera. Të gjithë ankohen kur nuk marrin rezultatin e pritur. Këto janë gjëra normale në futboll dhe duhet të harrohen kur ndeshjet përfundojnë”, ka thënë Senna.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...