Sneijder dhe Cesar të largohen nga Interi

dardanmiftari | Thursday, March 22, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk do të fusë duart në milionat e tij për të realizuar revolucionin e klubit Nerazzur, por ka ndërmend një plan tjetër.

Mediaset shkruan se Moratti ka në plane një largim masiv nga ekipi, ku përfshihen dhe ikonat e klubit, Julio Cesar dhe Wesley Sneijder.

Walter Samuel parashihet që të qëndrojë, teksa nga ana tjetër Coutinhos pritet t’i ofrohet nënshkrimi në mënyrë permanente me Espanyol, kurse pos Chivus, Cordobas, Castellazit dhe Palombos, mund të largohen edhe Guarin dhe Andrea Poli në rast se dështojnë të shfaqin formë të mirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...