“Reali le të qajë në park”

dardanmiftari | Thursday, March 22, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Villarrealit, Angel Lopez, i ka dhënë një ide gjithë stafit të Real Madridit, duke përfshirë dhe tifozët që të qajnë nëpër parqe për gabimet e gjyqtarit në sfidën që përfundoi me barazim.

“Ata janë duke tentuar të bëjnë presion në gjyqtarët për ndeshjet e tyre të radhës. Ne mund të themi se Lassana Diarra është dashur të përjashtohej dhe se ne është dashur të fitojmë një penalti, por ne nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Siç e thonë nga vendi ku jam rritur, ata mund të shkojnë dhe të qajnë në park. Ne jemi me fat që gjyqtari pati aq shumë personalitet. Unë e njoh gjyqtarin Paradas dhe ai më përjashtoi edhe mua sikurse Ozilin”, ka thënë Lopez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...