Ferguson: Është koha të zgjohemi

dardanmiftari | Wednesday, November 24, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Mancheter United, Sir Alex Ferguson, i ka ftuar lojtarët e tij të zgjohen dhe të përmirësojnë paraqitjet, por ka lavdëruar karakterin e tyre.
Djajtë e Kuq ende janë pa humbje këtë sezon, por luajnë në një formë jo të qëndrueshme dhe kanë shumë probleme në ndeshjet në udhëtim. Në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve në udhëtim të Rangers, Ferguson iu ka bërë thirrje lojtarëve të tij të rikthejnë paraqitjet e dikurshme bindëse.
“Është koha të zgjohemi. Një gjë të cilën mund ta them me siguri është se klubet e mëdha do të luftojnë deri në fund të sezonit. Ka shumë mënyra për t´u bërë analizë në futboll. Mund t´i shohim pikët e humbura kundër WBA, Everton dhe Fulham”.
“Me këto pikë do të kishim gjashtë pikë përparësi në tabelë. Por kemi shënuar gola në fund të takimeve kundër Wolves, ndërsa kundër Aston Villa mund të kishim humbur me gjashtë gola të pranuar, por disi arritëm të nxjerrim një pikë”.
“Kjo flet për karakterin e futbollistëve që unë i kam. Ata janë njerëz të cilët janë të gatshëm të bëjnë diçka për të ndërruar situatën”, ka thënë Ferguson.
Machester United i mjafton vetëm një pikë në takimin e sotme për të siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshmet të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...