Van Persie: Liga Premier, më e vështira

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Kapiten i Arsenalit, Robin van Persie, e vlerëson Ligën Premier si garën më të vështirë në botë.

“Është shumë vështirë [të jesh i qëndrueshëm], veçanërisht në një ligë si Anglia. sipas mendimit tim, nëse ju shikoni në aspektin teknik, fizik, ritmin, shpejtësinë e ndeshjes, të gjitha gjërat së bashku, Liga Premier është më e vështira”.

“Shoh shumë ndeshje nga Italia dhe Spanja, por në përgjithësi kjo është liga më e vështirë. Është vështirë të luash me mënyrën që ne duam. Ne kemi nevojë të jemi të qëndrueshëm dhe të fitojmë, siç bëmë në Liverpool”.

“Ne po e bëjmë këtë tash, dhe ne mund ta shijojmë, por ne kemi nevojë ta tregojmë sërish [ndaj Evertonit] dhe kjo mund të jetë një ndeshje e vështirë. Por ne duhet të japim maksimumin dhe të shohim ku do të përfundojmë”, ka thënë Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...