Guardola: Messi, Michael Jordani i futbollit

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, mezi gjen fjalë të reja për ta përshkruar lojën e mahnitshme që bën Lionel Messi.

Messi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit katalanas, pas hat-trickut të mbrëmshëm në fitoren 5-3 ndaj Granadas.

“Kam thënë gjithçka për Messin, çfarë të them tjetër?”.

“Ai jo vetëm që shënon gola, ai shënon gola të shkëlqyeshëm. Secili gol është më i mirë se tjetri. Në moshën 24-vjeçare ai ka shënuar 234 gola. Ne po shohim më të mirën në çdo aspekt. Ai mund të bëjë gjithçka çfarë duhet të bëni si lojtarë në çdo të tretën ditë”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.

“A është Messi ekuivalent me Michael Jordan? Në sportin tonë, po. Jordan dominoi në sportin e tij dhe Leo po ashtu. Ka vetëm disa lojtarë në histori të cilët dominojnë lojën e tyre me këtë kaq mjaftueshëm”.

“Unë? Mendoj se jam Phil Jackson!”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...