Mazzarri kërkon fitore ndaj Sienës

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, thotë se ndeshja e sotme gjysmëfinale e Kupës së Italisë përballë Sienës duhet fituar patjetër.
Napolitanët kanë nevojë për fitore për të arritur në finale, pasi humbën me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në stadiumin Artemio Franchi.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe ne duhet ta fitojmë atë patjetër. Tifozët duhet ta ndihmojnë skuadrën dhe unë shpresoj se ne do të kemi një shtëpi të mbushur që na brohoret, veçanërisht pasi ne kemi nevojë ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Mazzarri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...