Allegri i sigurt për qëndrimin
Massimiliano Allegri nuk mendon se do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit nëse nuk e fiton titullin e Italisë.
Është spekuluar se Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani janë në kërkim të zëvendësuesit tij, por trajneri nuk mendon ashtu.
“Do të jem trajner i Milanit edhe në sezonin e ardhshëm. Jam plotësisht i sigurt”.
“Berlusconi sot (e hënë) e përsëriti se është i kënaqur me punën time dhe nuk mendoj se është e nevojshme që këtë ta thotë edhe publikisht”, ka deklaruar Allegri.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, Milani gjendet tri pikë prapa Juventusit në Serie A, ndërsa tashmë është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente