FA Cup, Di Matteo nuk e di kush do të luajë në sulm
Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ende nuk ka vendosur për skuadrën që do të luajë në finale të Kupës FA, e sidomos nuk e di se kush do të startojë në sulm, Fernando Torres apo Didier Drogba.
Që prej se mori drejtimin e Bluve, trajneri italian ka regjistruar 11 fitore në 16 ndeshje, ndërsa ka arritur ta kualifikojë skuadrën në finale të Kupës FA dhe në finale të Ligës së Kampionëve.
“Duhet të luajmë ndaj Newcastle të mërkurën dhe unë duhet t’i rivlerësoj lojtarët e mi në dy ditët e ardhshme të shoh se si janë riaftësuar dhe si janë, të zgjedh një ekip të fortë. Pastaj do të mendojmë për finalen”, u ka thënë Di Matteo gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente