Alonso ia uron fitoren Bayernit

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se pavarësisht zhgënjimit, lojtarët madrilenë po arrijnë të përballen me eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Reali fitoi 2-1 në Santiago Bernabeu për të çuar sfidën në lojën shtesë dhe më pas në penalti, ku bavarezët ishin më të saktë.

“Sigurisht se jemi të zhgënjyer, por ne po arrijmë t’i bëjmë ballë kësaj – është pjesë e futbollit”.

“Sot ne përjetojnë anën tjetër të futbollit, por ne e dinim se kjo mund të ndodhë. Ne i dëshirojmë Bayernit shumë fat dhe urime”, ka thënë Alonso.

Madridi rikthehet në fushë të dielën me ndeshjen kundër Sevillas po në Santiago Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...