Casillas: Të fokusohemi në ligë

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se eliminimi nga Liga e Kampionëve është një “goditje e madhe”, por ka kërkuar nga bashkë-lojtarët ta harrojnë këtë sa më shpejt dhe të fokusohen në La Liga.

Los Blancos fituan 2-1 ndaj Baryernit në kohën e rregullt, për ta barazuar në 3-3 sfidën nga të dyja ndeshjet, por ata humbën 3-1 në penalti, me Ronaldon, Kaka dhe Sergio Ramos që nuk arritën të shënojnë nga pika e bardhë.

“Është një goditje e madhe për ne. Ishte një ndeshje shumë ngazëlluese, por penaltitë gjithmonë janë lotari”.

“Ne luajtëm mirë, por Bayerni është një skuadër e madhe. Ne tash duhet të përqendrohemi në ligë”, ka thënë portieri spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...