Buffon: Mbrojtja, shtylla e suksesit të Juves

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Gianluigi Buffon ka shprehur ngazëllimin me formën e Juventusit gjatë këtij sezoni dhe mendon se forma e tyre defensive ka qenë vitale për serinë e pamposhtur të skuadrës.
“Është kënaqësi të jemi ende të pamposhtur, por është mënyra se si luajmë dhe fuqia që ne tregojmë në çdo ndeshje e cila tregon se sa shumë kjo skuadër beson në aftësitë e veta”.

“Unë kam pranuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit dhe vetëm 15 në 31 ndeshje që kam luajtur. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, as edhe në vitet kur ne kemi dominuar si skuadër”.

“Qëndrueshmëria në mbrojtje është platforma mbi të cilën ne e kemi ndërtuar suksesin tonë”, ka thënë Buffon për faqen zyrtare të klubit.

Juvnetusi rikthehet në fushë të mërkurën kur udhëton te Cesena në kuadër të Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...