Hart: Jemi të gatshëm për titullin

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, mendon se ata janë rikthyer në garën për titull pas fitores së djeshme ndaj Wolves.
Golat nga Sergio Aguero dhe Samir Nasri i dhanë tre pikë Cityt, që tash i është afruar në tre pikë liderit të tabelës, Manchester United, në prag të derbit të javës së ardhshme në mes tyre.

“Ne gjithmonë kemi qenë të fokusuar për ta përfunduar sezonin mirë dhe i kemi dhënë vetes vërtet një shans të mirë këtu. Shanset tona për titull sigurisht janë shumë më të mira se që ishin në fillim të ditës”.

“Ne jemi të ngazëllyer, ne jemi të gatshëm, ne po shpërthejmë në gola. Ne mezi presim ndeshjen”, ka thënë Hart.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...