Wenger: Barca nuk është ajo e vitit të kaluar

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Arsene Wenger beson se Chelsea mund të jetë befasia e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve duke arritur në finale të garës evropiane në dëm të Barcelonës.
“Barcelona e tashme nuk është Barcelona e vitit të kaluar. Atyre u mungon David Villa, i cili është golashënues i tyre”.

“Lionel Messi duket ca i lodhur. Edhe pse ai ende është i rrezikshëm, ai nuk është aq i mprehtë sa ishte më herët”.

“Nuk është e pamundshme për Chelsean. Ata shkojnë atje pas një rezultati fantastik, 1-0, dhe nëse ata mbrohen siç bënë në Stamford Bridge, ata kanë një shans”, ka thënë Wenger për The Independent.

Ndeshja vendimtare mes dy skuadrave zhvillohet të martën në Camp Nou me fillim nga ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...