Cassano është i gatshëm për Italinë

dardanmiftari | Monday, April 30, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, është i kënaqur me përparimin që ka bërë Antonio Cassano që pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër në muajin nëntor.


Sulmuesi i Milanit realizoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë në fitoren prej 4-1 të Rossonerëve kundër Sienas, ndërsa trajneri azzurr mendon se ai është gatshëm për Kampionatin Evropian.

“Jam shumë i lumtur për kthimin e tij. Nuk kam pritur që të kthehet kaq shpejtë”.

“Për Euro 2012 unë do t’i bëj vlerësimet e mia. Mirëpo, nëse ai është i gatshëm për Allegrin, atëherë me gjasë është i gatshëm edhe për ne”, ka Prandelli për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...