De Gea: Nuk do të mbrohemi kundër City-t

dardanmiftari | Monday, April 30, 2012 | 0 Komente

Portieri i Manchester United, David de Gea, thotë se skuadra e tij nuk do të fokusohet në mbrojtje dhe do të shkojë në Etihad Stadium për të kërkuar fitore ndaj Manchester Cityt.

“Ne nuk do ta parkojmë autobusin (para golit) ose të përpiqemi të nxjerrim një pikë. Ne nuk dimë si bëhet kjo dhe kjo do të thoshte t’u japim avantazhin atyre në fushë”.

“Ne po i qasemi këtij derbi si një finale, pasi vërtet kështu jemi ne, por ne kemi më shumë shanse se ata. Ata kanë nevojë për fitore dhe kjo është një presion shtesë për ta në fushë”.

“Nuk pres një ndeshje të çmendur, por një ndeshje taktike. Kjo nuk është një sfidë eliminimi, por një ndeshje ku një gol mund t’ua japë juve titullin, andaj ne duhet ta ruajmë qetësinë”.

“Kjo është ndeshja e sezonit dhe ne planifikojmë gjithçka deri në detajet më të vogla. Ne nuk mund të dështojmë”, ka deklaruar De Gea për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...