Spurs dhe Lakers fillojnë playoffin me fitore
Kobe Bryant ka shënuar pikët më të larta në ndeshje, 31, për të ndihmuar Los Angeles Lakers të fitojë 103-88 ndaj mysafirëve të Denver Nuggets.
Bryant, i cili ishte jashtë fushe për tetë nga 10 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, filloi ndeshjen ngadalë, por gjeti ritmin në pjesën e dytë.
Andrew Bynum bëri 10 bllokime të gjuajtjeve duke realizuar triple-double në playoff për të parën herë për skuadrën që nga vitit 1991. Lakers do të jenë nikoqirë edhe të ndeshjes së dytë që zhvillohet nesër në mbrëmje (e martë).
Fitore në ndeshjen e parë të playoffit ka shënuar edhe lideri i Perëndimit, San Antonio Spurs, duke mposhtur Utah Jazz me rezultat 106-91.
Spursat treguan një lojë të fuqishme në sulm, me Tony Parker që shënoi pikët më të larta, 28. Fitorja ishte e dhjeta gjatë prillit, kur Spursat nuk kanë pësuar asnjë disfatë. San Antonio do të jetë nikoqir edhe i ndeshjes së dytë, që zhvillohet të mërkurën.
Category: Basketboll
0 Komente