Derbi i Mançesterit vendos titullin
Me rezultat prej 2-0, Manchester City ka triumfuar në Molineux Stadium kundër Wolverhampton Wanderers për të bërë një hap mjaft të rëndësishëm në garën për titullin e Anglisë.
Në gjysmën e parë (27’), Sergio Aguero shënoi golin e tij të 22-të këtë edicion në Ligën Premier dhe me epërsi të ekipit mysafir skuadrat shkuan në pushim.
‘Pasanikët’ ishin ata që shënuan edhe në fraksionin e dytë, ndërsa realizues ishte Samir Nasri (74’), i cili u asistua nga Carlos Tevez.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City gjendet vetëm tri pikë prapa Manchester Unitedit, ashtu që pritet një derbi i zjarrtë mes dy skuadrave nga kreu i tabelës, i cili do të jetë vendimtar se si do të shkojnë gjërat sa i përket titullit.
Nga ana tjetër, Wolverhamptoni përshëndetet nga Liga Premier dhe tashmë është pjesë e ligës Championship.
Ndryshe, Liverpooli ka përjetuar një tjetër dështim. Kësaj radhe është mposhtur me epërsi minimale nga WBA në Anfield.
Category: Futboll
0 Komente