Allegri: Juventusi favorit për titull

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Pas barazimit prej 1-1 ndaj Bolognas, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se Juventusi është favorit për titullin e Italisë.
“Jemi të zhgënjyer, sepse nuk mundëm të fitojmë. Ne besuam se mund ta fitonim ndeshjen dhe përkohësisht të ngjiteshim në krye të tabelës”.

“Mirëpo, është e vërtetë se janë edhe pesë ndeshje të mbetura. Nëse Juventusi fiton sonte (e diel), ka gjasa të mëdha që ata ta fitojnë Scudetton, por nëse nuk fitojnë, gjithçka do të mbetet si ka qenë”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

Zonja e Vjetër zhvillon kryendeshjen e kësaj jave në Juventus Stadium kundër Romës, dhe me fitore eventuale do të largohet tri pikë nga Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...