Guardiola: Ndeshja ndaj Chelseat vendos sezonin

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka vënë në pah rëndësinë e sfidës kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Chelset.

Blaugranët u mposhtën me rezultat prej 1-0 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Stamford Bridge, ndërsa të martën mbrëma ata janë nikoqirë të Bluve në Camp Nou.

Pas humbjes së të shtunës në ‘el Clasico’, Barca nuk është më në garë për titullin e La Ligas, prandaj të gjitha forcat do t’i përqendrojë në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit.

“Të martën do të shohim nëse mund ta kalojmë testin, por mendoj se lojtarët tanë do të mundohen të gjejnë një mënyrë që gjërat të shkojnë mirë për ne kundër Chelseat”.

“Ajo që do të ndodhë të martën do të shënojë atë që ka mbetur nga sezoni”, ka deklaruar Pep në një konferencë me gazetarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...