Ramires: Barca është favorit

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Ramires, ka deklaruar se skuadra e tij mbetet inferiore kundrejt Barcelonës sa i përket kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve.

Blutë kanë avantazh prej 1-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale, ndërsa të martën mbrëma ata udhëtojnë në Camp Nou për sfidën kthyese.

“Presioni do të jetë mbi Barcelonën. Ata duhet të shënojnë, ndërsa ne mund ta shfrytëzojmë këtë”.

“Ata nuk më frikësojnë. Barca nuk është pamposhtshme. Këtë e kemi dëshmuar në Stamford Bridge”.

“Ne e kemi bërë hapin e parë – mirëpo avantazhi ynë është minimal. Ata janë akoma favoritë”, ka thënën braziliani për Sun on Sunday.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...