Di Matteo lëvdon Guardiolën

dardanmiftari | Friday, April 27, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka lëvduar Pep Guardiolën pasi spanjolli konfirmoi largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit.

“Ai e di se çfarë po bën. Ai është njeri fantastik. Ai ka pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe ai ka vendosur çfarë është më e mira për të, karrierën e tij dhe ndoshta familjen e tij. Dua të them se presioni që po ushtrohet ndaj tij është në secilin klub, për shkak të synimeve”.

“Çfarë trajneri, çfarë menaxheri. Nëse ai është i vendosur që të mos vazhdojë me klubin katalanas, atëherë ai përsëri mbetet njeri i mirë, shembull për të gjithë, dikush që do të mbahet mend gjatë në vitet në vijim”, ka deklaruar Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...