Stramaccionit i duhet vendi i tretë

dardanmiftari | Friday, April 27, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka aluduar se Stramaccioni mund të mbajë shpresa për të mbetur trajner i Interit sezonin e ardhshëm dhe këtë do ta arrinte në rast se ekipi zë vendin e tretë që siguron Ligën e Kampionëve.

“Kështu e shoh unë, është mirë të vini objektiva pasi motivimi do të jetë më i lartë. Matematika për të arritur vendin e tretë varet nga rezultatet, kështu që do të shohim”.

“Ndaj Udineses luajtëm mirë dhe trajneri shprehur kualitetet e tij. Sidoqoftë, do të shohim në fund të sezonit se çfarë do të bëjnë këto kualitete dhe nëse ato do të mbesin edhe për sezonin e ardhshëm”, ka potencuar Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...