Ferguson: Derbi vendos titullin

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ndeshja e të hënës së ardhshme kundër Manchester Cityt do ta vendosë titullin.
“Po, definitivisht. Ne u kemi dhënë atyre një iniciativë, nuk ka dyshim për këtë. Kjo e bën ndeshjen në Etihad një ndeshje vërtet të rëndësishme. Një ndeshje vërtet vendimtare”.

“Ka pasur një pritje nga City se kjo mund të jetë ndeshja e tyre vendimtare, por kjo është vendimtare edhe për ne”, ka thënë Fergie.

United aktualisht është tre pikë para Cityt, me këta të fundit që kanë një diferencë më të mirë të golave dhe nëse fitojnë në derbi do ta merrnin kreun e tabelës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...