PSG pas Dzekos

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Paris Saint Germain raportohet se ka kthyer shikimin kah sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko.
Boshnjaku pritet të largohet nga City këtë verë, dhe mediat angleze shkruajnë se kryeqyteti francez mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.

Carlo Ancelotti është i interesuar ta ketë Dzekon në radhët e veta, derisa synon të ndërtojë një skuadër të aftë për të luftuar për titullin e Ligës së Kampionëve.

Çmimi i Dzekos, i cili erdhi te City për 27 milionë funte në janar të vitit 2011, nuk do të duhej të ishte problem për PSG që tash është në pronë të pasanikëve arab nga Katari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...