Finale spanjolle në Europa League

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Athletic Bilbao dhe Atletico Madridi do të përballen në finalen e madhe të Europa League, pasi skuadrat spanjolle mposhtën kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale, Sportingun e Lisbonës respektivisht Valencian.

Athletic Bilbao kishte punë të vështirë në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës, por përkrahja nga publiku i zjarrtë bask në San Mames e bëri të veten.

Markel Susaeta e kaloi në epërsi Bilbaon pas 16 minutash lojë për 1-0. Robin Van Ëolfsëinkel u përgjigj duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke mbajtur në lojë portugezët. Sidoqoftë, në minutën e fundit të pjesës së parë Gomez u përkujdes që epërsia t’u takojë vendasve për 2-1.

Pasi me këtë rezultat siguroheshin vetëm vazhdimet, i pa disoponuar për t’i zhvilluar ato u shpreh Fernando Llorente (88’), i cili realizoi për 3-1 dhe rezultatin e përgjithshëm 4-3 që ua siguroi finalen baskëve.

Nga ana tjetër Atletico Madridi u tregua tepër i fortë për Valencian e cila duhej të kthente një disavantazh prej 4-2 nga ndeshja e parë. Gjithë ajo që ndodhi në këtë ndeshje ishte një gol nga Adrian (60’), i cili dhe i dha fitoren Atleticos dhe kualifikimin në finale.

Në finalen spanjolle do të takohen Athletic Bilbao dhe Atletico Madridi më 12 maj në Stadiumin e Qytetit të Bukureshtit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...