Vetëm nga 17 mijë bileta për finalistët
Klubit londinez, Chelsea, i janë dhënë jo më shumë se 17,500 bileta për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 19 maj në Allianz Arena. Ky është vetëm 25% i të gjitha biletave në dispozicion.
Kundërshtari i Chelseat, Bayerni i Munichut, ka po ashtu numër të njëjtë të biletave në dispozicion, përkundër mbi një milion kërkesave sipas mediave gjermane.
Biletat do të kenë një çmim prej 70 deri në 370 euro, bëhet fjalë për biletat që do të jenë në dizpozicion të tifozëve të Chelseat.
Chelsea do të jetë në finale përballë Bayernit të Munichut, skuadra këto që eliminuan Real Madridin dhe Barcelonën në gjysmëfinale.
Category: Futboll
0 Komente