Galliani kërkon gjyqtarë shtesë

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, i ka dërguar një letër Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe presidentit Giancarlo Abetet, ku ka shprehur pakënaqësinë me referimin së fundmi ndaj Milanit, me ç’rast ka kërkuar dhe përfshirjen e gjyqtarëve shtesë.
Milanit i janë marrë dy gola vendimtarë, një në barazimin ndaj Catanias dhe një ndaj Juventusit, ku në të dyja rastet topi kaloi vijën dhe kjo ka irrituar në masë të madhe zyrtarët Rossonerë, të cilët kanë marrë masa.

Në letrën e publikuar edhe në faqen zyrtare të Milanit, Galliani ka shprehur pakënaqësinë me referimin, duke shprehur dhe fakte. Po ashtu, Galliani ka kërkuar që të shfrytëzohën gjyqtarët shtesë në ndeshjet e mbetura vendimtare në Serie A, një metodë kjo e shfrytëzuar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve nga UEFA.

Ende Galliani është në pritje të përgjigjes së Abetes, por vështirë se mund të realizohet kërkesa e tij marrë parasysh se FIFA ende nuk ka aprovuar një vendim të tillë për kampionatet përkatëse.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...