Mancini: Vështirë ta fitojmë titullin

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Roberto Mancini ka pranuar se do të jetë e vështirë për ekipin e tij që ta fitojë titullin këtë sezon në Ligën Premier, pas barazimit me Sunderlandin në Ettihad Stadium.
“Është e vështirë ta fitojmë titullin, por varet gjithçka të hënën se çfarë bën United dhe fokusi më pas zhvendoset në shtatë ndeshjet e mbetura”.

“Sikurse ne që bëmë disa gabime në ndeshjet e fundit, ashtu edhe United mund të ketë momente të vështira. Para derbit, është me rëndësi që të rifitojmë dy pikët. Barazimi ishte rezultat i drejtë. Jam i kënaqur vetëm me 10 minutat e fundit. Ne pranuam tri gola, është gjë e çuditshme kjo, e pa zakontë për ne që të pranojmë aq gola në shtëpi. Mendoj se besimi ka rënë pas kësaj ndeshje, pasi United tani i ka gjërat në dorë”, ka deklaruar Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...