Stramaccioni: Moratti kërkoi spektakël

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren shumë atraktive ndaj Genoas, ndeshje që përfundoi me rezultat 5-4.
“Mendoj se me rëndësi është që fituam. Fakti se erdhi në mënyrë aq spektakolare do ta kënaqë Morattin, i cili kërkoi nga unë që të garantoj se ai do të argëtohet kur ta shikojë ekipin e tij”.

“Unë e kam parë një Inter sulmues dhe pozitiv që ishte në gjendje të shprehë cilësitë. Vërtet më pëlqeu performanca në pjesën e parë, përpos atij goli të vonshëm. Ishte një fitore e gjithë grupit, pasi të gjithë dhamë kontributin, prej 11-shes startuese e deri te zëvëndësuesit”, ka thënë Stramaccioni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...