Heynckes: Do të shënojmë në Madrid

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka thënë se lojtarët e tij “e dinë” se do të shënojnë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridi në Santiago Bernabeu.
Bavarezët mbrëmë fituan 2-1 ndaj Los Blancos në Allianz Arena, me Mario Gomez që shënoi një gol të vonshëm pasi Mesut Ozil kishte neutralizuar golin e parë të Franck Ribery.

“Ju nuk fitoni me lehtësi kundër Realit. Ne deshëm të luajmë me pasion dhe e bëmë këtë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e përgjithshme të skuadrës time. Ju keni parë karakterin tonë pasi rezultati u bë 1-1”.

“Ne e dimë se duhet të luajmë në mënyrën se si luan Bayerni edhe në ndeshjen e kthimit. Lojtarët e dinë se ne do të shënojmë në Madrid, por ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur në mes të sulmit dhe mbrojtjes”, ka thënë Heynckess.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...