Ozil: Shihemi sërish në Munich

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, thotë se disfata nga Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve i ka lënë atij shije “të hidhur”, por megjithatë është optimist se ata do të arrijnë në finale.
Ozil shënoi golin e barazimit 1-1 për Realin, por bavarezët shënuan një gol të vonshëm me anë të Mario Gomez për ta fituar ndeshjen e parë në Fußball Arena, ku do të zhvillohet edhe finalja e garës evropiane.

“Disfata 2-1 është një rezultat i hidhur për ne, por jam i bindur se ne do të fitojmë në shtëpi. Ne kemi besim në fuqitë tona dhe jam i sigurt se do të arrijmë në finale. Jam ca i dëshpëruar me disfatën, por kam një ndjenjë pozitive. Ne do të shihemi sërish në Munich”, ka thënë Ozil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...