‘Juve ka mesfushën më të mirë në Serie A’

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Mesfusha e Juventusit është më e forta në Itali – ka deklaruar Arturo Vidal.
Bianconerët fituan derbin ndaj Romës të dielën mbrëma me rezultat 4-0, në një ndeshje ku realizues ishin tre mesfushorë – Vidal (dy gola), Andrea Pirlo dhe Claudio Marchisio.

“Është kollaj të luash mirë me bashkëlojtarë të tillë. Ne jemi mesfusha më e mirë në Itali”.

“Jam i ngazëllyer që jam te Juve. Kjo është një skuadër spektakolare dhe tifozët janë fantastikë, shumë të pasionuar – pikërisht ashtu si më pëlqen mua”, ka thënë kiliani për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...