Juve pas Cavanit

dardanmiftari | Wednesday, April 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është shndërruar në cakun kryesor të Juventusit për afatin kalimtar veror.
Goal.com raporton se liderët e Serie A janë të paepur ta forcojnë repartin e sulmin për sezonin e ardhshëm, kur pritet të garojnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Binconerët kanë një listë të gjatë të sulmuesve që po i përcjellin, përfshirë edhe atë të Chelseat, Fernando Torres, të Arsenalit, Robon van Persie, dhe sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain.

Por Cavani duket se është kandidati që po josh më së shumti drejtuesit e Juventusit.
Napoli vështirë se do të heqë dorë nga shërbimet e uruguaianit me presidentin Aurelio De Laurentiis që së fundi tha se nuk beson se Cavani do të largohet gjatë verës.

Edhe lojtari në një prononcim të fundit tha se ai është i fokusuar vetëm në futboll dhe nuk mendon për të ndryshuar skuadër

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...