Stramaccioni ende shpreson për top tresh

dardanmiftari | Wednesday, April 25, 2012 | 0 Komente

Andrea Stramaccioni ka thënë se Interi ende mund të përfundojë në pozitën e tretë të tabelës së Serie A dhe të sigurojë kualifikimin për në play-off të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Nerazzurrët aktualisht janë në pozitën e shtatë të renditjes dhe ndjekin Lazion që zen postën e tretë me gjashtë pikë më shumë, derisa sonte përballen me Udinesen, që rreshtohet e katërta.

“Pse nuk duhet të besoj se është e mundshme? Djelmoshat po ashtu besojnë, dhe numrat na mbështesin neve. Sigurisht ne duhet të përpiqemi të fitojmë ndaj Udineses pasi një rezultat negativ do ta bënte të vështirë për ne”, ka thënë Stramaccioni në konferencën për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...