Juve të harxhojë 80 milionë gjatë verës
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, do të ketë 80 milionë euro për të harxhuar në tregun e transferimeve gjatë kësaj vere.
Corriere dello Sport shkruan se shumica e parave do të vijnë nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe shitjet e mundshme të Eljero Elia, Milos Krasic dhe Felipe Melo.
Skuadra nga Torino është lidhur me një numër lojtarësh me emër të futbollit evropian, që nga ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, ai Manchester Cityt, Edin Dzeko, e derisa te sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, dhe ai i Villarrealit, Giuseppe Rossi.
Category: Futboll
0 Komente