‘Më vështirë ta ndalësh Messin sesa Ronaldon’

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo Mbrojtësi i Levantes, Sergio Ballesteros, mendon se është shumë më vështirë të ndalet Lionel Messi, sesa Cristiano Ronaldo.

“Të dy luajnë me shpejtësi të madhe, por ndoshta Messi është më vështirë të ndalet, sepse ai e mban topin të ngjitur për këmbe dhe asnjëherë nuk di nëse duhet të presësh ose të ndërhysh... Ai mund të të kalojë gjithmonë”, ka thënë Ballesteros për Sport.

Ai e ka lëvduar edhe skuadrën aktuale të Barcës duke e konsideruar si njërën nga më të mirat në histori.

Levante pret Barcelonën të shtunën mbrëma në Estadio Ciudad de Valencia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...