Tri gola Tevez, dy pikë larg United

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Manchester City e ka demoluar Norwichin në transfertë me rezultat 6-1, për të vazhduar kështu luftën për titull të kampionit në Ligën Premier.

Manchester City e filloi takimin duke e dominuar, por as vendasit nuk mbetën prapa dhe rrezikuan portën mysafire disa herë, duke detyruar mbrojtësit që të intervenojnë në vijën fatale.

Sidoqoftë, pak i interesuar për rastet e Norwichit ishte Carlos Tevez, i cili me një projektil nga 28 metra hapi serinë e golave (18’) për 1-0. Rezultatin në pjesën e parë e dyfishoi Sergio Aguero (27’), i cili dhe mbeti i tillë pas 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë me t’u inkuadruar në lojë Andrew Surman shënoi për 2-1, duke u dhënë shpresa tifozëve për një rezultat pozitiv.

Sidoqoftë, përsëri i pa interesuar ishte Carlos Tevez, i cili përfundoi dilemën e fituesit (73’) për 3-1. Golin e dytë të takimit për 4-1 e shënoi Aguero (75’), kurse hettrikun e tij në këtë takim e kompletoi Tevez për 5-1 dhjetë minuta pa përfunduar takimi. Për rezultatin përfundimtar të këtij takimi prej 6-1 shënoi Adam Johnson në minutën e dytë të shtesës.

Me këtë fitore Manchester City ka në vendin e dytë në tabelë 77 pikë, dy pikë më pak se sa Manchester United që të dielën e pret në Old Trafford Aston Villën që po lufton për mbijetesë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...