Miami ende “i nxehtë” për Chicagon
Miami Heat e ka mposhtur Chicago Bulls me rezultat 83-72 në një ndeshje të nxehtë dhe fizike në me të dy skuadrave më të mira në Konferencës Lindore.
Të dyja skuadrat ka kohë që e kanë siguruar vendin në play-off dhe janë favoritë për të arritur në finalet e Konferencës, dhe ndeshja e mbrëmshme ishte një paralajmërim për fansat se çfarë mund të presin nëse një finale e tillë arrihet.
LeBron James ka vazhduar formën e jashtëzakonshme të tij duke shënuar 27 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime. Dwayne Wade, i cili mungoi në dy ndeshjet e kaluara, shënoi 18 pikë në rikthimin e tij, derisa Mario Chalmers kontribuoi me 16 pikë.
Bulls ishin edhe këtë herë pa lojtarin e tyre më të mirë, MVP-në e sezonit të kaluar, Derrick Rose, derisa Miami ishte pa Chris Bosh.
Pavarësisht disfatës, Chicago (47 fitore dhe 16 disfata) vazhdon të mbetet lider në Konferencën Lindore me një ndeshje e gjysmë mbi Miamin (45 fitore dhe 17 disfata) me edhe tre ndeshje të mbetura.
Play-offi në NBA fillon në vikendin e ardhshëm, 28 prill.
Category: Basketboll
0 Komente