Xavi: Messi është larg Ronaldos

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Ylli i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Lionel Messi është në çdo aspekt lojtari më i mirë në botë.
“A është Messi më i mirë? Po, dhe mendoj se shumica e njerëzve mendojnë si unë. Është e qartë se Cristiano është një futbollist i shkëlqyeshëm. Ata janë dy lojtarë të cilët e bëjnë më së shumti dallimin në fushën e futbollit, por Messi është mbi çdokënd”.

“E urrej krahasimin, por Leo na jep neve gjithçka: shënon gola, i krijon ata, gjithmonë është i përfshirë në rrjedhën e lojës, udhëheq po thuajse çdo lëvizje në sulm”.

“Ky djalosh i ka të gjitha: ai madje e godet topin me kokë shumë mirë pavarësisht gjatësisë së tij. Pep një herë kishte thënë se ai dominon çdo aspekt të ndeshjes, dhe ai ka absolutisht të drejtë. Ai është më i miri, numri një”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...