Nesta: Nuk shkoj te Juventusi

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka heshtur spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Juventusi.
“Do të shohim, se çfarë do të bëj për të ardhmen time do të vendos në fund të sezonit”.

“Me siguri se nuk do të shkoj te Juve, kjo është e qartë. Gjithçka që është shkruar, nuk është e vërtetë. Unë nuk kam agjent, prandaj nëse dikush më dëshiron, duhet të flasë drejtpërdrejtë me mua”.

“Askush nuk më ka kontaktuar, nuk kam nevojë të shkoj te Juve dhe ata nuk kanë nevojë për mua. Nuk ka kurrfarë problemi për këtë”, ka thënë Nesta për Milan Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...