Materazzi rreth Del Pieros: Nuk ka respekt në futboll!

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Marco Materazzi, e ka akuzuar Juventusin rreth trajtimit që po i bën kapitenit, Alessandro Del Piero, duke thënë se Bianconerët duhet t’ia mundësojnë legjendarit që t’i kompletojë 20 vite me fanellën bardhezi.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë deklaruar se nuk kanë më nevojë për lojtarin që ia fali karrierën këtij klubi, madje duke luajtur edhe në Serie B, ndërsa Materazzi ka reaguar për të thënë se ikona bardhezi meriton më shumë respekt.

“Kjo nuk më befason. Mirënjohja në futboll ka vdekur për vite të tëra”.

“Mendoj se Alex mund t’i kalonte 20 vite te klubi i njëjtë, gjë që do të ishte një arritje historike, mirëpo drejtuesit e Juves ishin të qartë dhe Del Piero nuk është i marrë”, ka deklaruar Materazzi për Sky Sport Italia.

Del Piero iu bashkua Juventusit në vitin 1993 nga Padova, ndërsa në ndeshjen ndaj Lazios arriti shifrën prej 700 paraqitjesh me këtë fanellë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...